Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka lënë fajtor Qeverinë e Kosovës për tensionet në veri të Kosovës.
Sipas Lushtakut, kjo situatë ka ardhur si pasojë e vendimeve të pamautura të Kurtit, ndërsa ai pretendon se e di edhe çfarë do të ndodh edhe nesër nga grupet e organizuar serbe, shkruan Jepi zë.
Deputeti përmes një postimi ka shkruar se edhe ambasadat e shteteve të Kuintit e kanë zvogëluar bashkëpunimin me Qeverinë e cila po vepron njëanshëm.
Postimi i plotë:
Si rezultat i vendimeve të njëanshme dhe të pa matura nga Qeveria, situata në veri të Kosovës është tensionuar. Sipas informacioneve, grupet kriminale në këtë pjesë janë mobilizuar si kurrë më parë, ashtu që në bashkëpunim edhe me Listën Srpska janë duke u mobilizuar që nesër të organizojnë protesta dhe barikadime në veri, për të cilat veprime vetëm po presin urdhërin nga Beogradi zyrtar.
Ambasadat e shteteve të Kuintit e kanë zvogëluar bashkëpunimin me Qeverinë e cila po vepron njëanshëm, pa pasur fuqinë që t’i ndalojnë veprimet e paligjshme në veri kurse siç po lëvizin gjërat, veriu i Kosovës po shkon larg nga kotrolli i Institucioneve sovrane të Kosovës.
Mergim Lushtaku