Sot zhvillohet xhiroja e 15-të e Albi Supërligës së Kosovës.
Skuadra e FC Dritës pas humbjes nga Llapi, kërkon ti kthehet fitoreve në shtëpi ndaj kampionit të Kosovës Ballkanit.
Skuadra e Ballkanit, tani pas eliminimit të saj nga Conference League, do të jetë më e fokusuar në Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat janë në vendet e para të tabelës, FC Drita gjindet në pozitën e parë me 30 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 26 pikë, por që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan, nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës me bari sintetik.