Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimet tavan të derivateve për 48 orët e ardhshme.
Ata njoftuan se çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, që i bie një cent më shtrenjtë se një ditë më parë.
Çmimi i benzinës është 1.47 euro për litër, gjithashtu një cent më shtrenjtë.
Teksa, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.71 euro për litër.