Shqiptarët në Mitrovicën e Veriut kanë vënë flamuj të Kosovës dhe ata kombëtarë rrugëve në “Lagjen e Boshnjakëve”.
Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha se me këtë duan të tregojnë se nuk do të largohen nga atje.
“I kemi qitë flamujt me tregu që jemi këtu, nuk jemi duke shku”, tha ai për T7.
Serbët, ndërkaq, janë mbledhur pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste. Kështu, ata iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Listës Serbe për t’u tubuar, një ditë pasi vendosën të largohen nga institucionet e Kosovës.