Derbi i xhiros së 15-të, mes Dritës dhe Ballkanit ka përfunduar pa fitues.
Skuadra e FC Dritës, kaloi e para në epërsi përmes penaltis të cilën e realizoi Besnik Krasniqi, në minutën e 23-të Albin Berisha barazoi për Ballkanin dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Drita e nisi më mirë pjesën e dytë, Marko Simonovski shënoi në minutën e 49-të me kokë për 2-1.
FC Drita patin edhe raste të tjera të mira shënimi, por që Ballkani barazoi rezultatin përmes Albion Rrahmanin në minutën e 74-të.
FC Drita gjindet në vendin e parë me 31 pikë kurse Ballkani 27 pikë me tri ndeshje më pak.