Sot pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me mundësi për intervale të të gjata kohore me diell.
Rrallë në disa vise priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë Celsius.
Nga e marta na pret mot kryesisht stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim të madh. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me gjasa për mjegull në disa lugina dhe ultësira.