Të ejtën do të zhvillohet derbi lokal mes SC Gjilanit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 16-të shkruan Radio Star.
Derbi i javës së 7-të, ishte luajtur pa prezencën e tifozëve.
Burimet e ‘Radios Star’, brenda klubit të SC Gjilanit, tregojn se derbi i kësaj xhiro prap do të luhet pa tifozë.
Kjo gjë vjen për shkak se Policia e Kosovës, nuk mund të ofroj siguri për tifozë, pasi stadiumi ndihmës nuk ofron kushte të mjaftueshme.
Ndeshja derbi mes SC Gjilanit e Dritës do të zhvillohet të ejtën, me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin Ndihmës./RadioStar/