Sot do të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me gjasa për mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa pasdite priten më shumë rreze diellore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 16 gradë Celsius.
Mot kryesisht stabil na pret edhe të mërkurën dhe të enjtën kur priten alternime mes vranësirave lokale dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me gjasa për mjegullë, ndërsa ditët relativisht të ngrohta.
Të premtën ka gjasa për shtim të vranësirave dhe mundësi për riga lokale shiu.