Drejtoresha e DSHMS-së dhe ajo e QKMF-së shohin nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore
Nga vizitat e sotme nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, përcollën nga afër procesin e vaksinimit në disa qendra mjekësore.
Nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal e deri më tash, janë vaksinuar rreth 4 mijë qytetarë.
194- QMF Ramiz Cërnica
808- QMF Dardania
302- QMF Dheu i Bardhë
104- QMF 28 Nëntori
127- AMF Përlepnicë
Drejtoresha e DSHMS-së, Aurora Osmani bëri me dije se këto janë shifrat e sotme të raportuara nga këto qendra mjekësore.
“Gjithashtu në bashkëbisedim me mjekët e infermierët u rikonfirmua edhe njëherë përkrahja e vazhdueshme e drejtorisë, në përmirësimin e kushteve dhe avancimin e shërbimeve”, ka thënë drejtoresha Osmani.