Ballkani u mposht me rezultat të thellë 1-4 nga Llapit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se kjo nuk ishte fytyra e vërtetë e skuadrës së tij, shkruan Gazeta Olle.
“Pa i mohuar meritat e Llapit, pasi meritoi gjithçka, mund të them se e kemi ditur se do të vijë një ditë si kjo për shkak të intensitetit të ngjeshur prej 26 ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Daja pas humbjes.
“Pas golit të parë, u tërhoqëm disi dhe kjo na kushtoi. Ajo që është më e mira është se pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër për t’u rikthyer aty ku ishim”.
“Nuk ishte fytyra e vërtetë sepse kemi bërë mirë si në kampionat ashtu edhe Evropë dhe besoj se duhet të kthehemi sa më shpejtë të loja jonë që dominojmë kundërshtarët”, përfundoi trajneri i Ballkanit.
Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, por me tri ndeshje më pak se lideri, Drita. /Gazeta Olle/