Sot mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së
Ceremonia mbahet sot, më 11.11.2022 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë.
Të pranishëm do të jenë: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, familjarë dhe të ftuar të tjerë.