Ultrasonografia Abdominale nën mentorimin e Dr.Avni Haziri
Të shtunën ka filluar trajnimi intensiv 15-ditor mbi ultrasonografinë abdominale organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe realizuar nga SonoKos për mjekët specialistë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit dhe Prizrenit.
Dr. Avni Haziri ka ligjëruar mbi rëndësinë e ekzaminimit me ultrazë, vizualizim dhe prerjet e duhura për ultrazërin abdominal, doplerin e enëve të gjakut dhe teknikat e protokollet e fundit që përdoren në këtë aplikim.
Pjesa praktike është në qendër të këtij trajnimi, teksa të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë ta realizojnë vetë çdo pjesë të ligjërimit.