Nga takimi i sotëm me të rinjët e Komunës sonë, bashkë me nënkryetarin e PDK-së z. Uran Ismaili, diskutuam për zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike.
Përmes bashkëbisedimit shpalosëm përvojat tona politike, idetë për ndryshim e avansim, duke ju treguar të rinjëve që vetëm përmes shpirtit aktivist, dhe dëshirës për punë në komunitete të caktuara, bëhen ndryshime të mira e të mëdha.
Brenda këtyre dy javëve Partisë Demokratike të Kosovës degës në Gjilan, i janë bashkuar qindra të rinjë prej moshës 16 deri në 25 vjeç, të cilët për herë të parë kanë vendosur për tu anëtarësuar në platformën e PDK-së.
Këto ardhje të shumta janë dëshmia më e mirë se PDK në Gjilan është në rrugën e mirë, dhe është e hapur për të gjithë të rinjët e çdo profili, të cilët duan të na bashkohen në rrugëtimin e ri, drejtë sukseseve të reja, me vizion politik, e të gatshëm për t’i kontribuar komunitetit e shoqërisë.
Ndjehem shumë krenar për këtë interesim të jashtëzakonshëm të të rinjëve Gjilanas,
sepse me këtë energji dhe vullnet do ta fuqizojmë PDK-në dhe ndërtojmë rrugën e zhvillimit.
PDK-ja është e vetmja parti, ku gjithmonë të rinjët kanë qenë pjesë e vendimarrjes dhe e suksesit në politikë, përmes angazhimit e besimit, dhe hapësirës për veprim.
Ju uroj secilit anëtarësimin në Rininë Demokratike duke ju falënderuar për besimin dhe angazhimin tuaj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Bashkë mund të bëjmë më shumë!