Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17-të Albi Superligës së Kosovës.
Skuadra e FC Dritës, në tri xhirot e fundit nuk ka arritur të shënoi fitore dhe nuk po kalon formën e saj më të mirë.
FC Drita në xhiron e fundit kishte barazuar në derbin e Anamoravës kundër Gjilanit me rezultat 1 me 1.
Skuadra e Ardian Nuhiut, sot do të përballet me Malishevën, e cila në xhiron e fundit ka mposhtur Prishtinën, për FC Dritën nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 në Gjilan, në stadiumin ndihmës me bari sintetik.