Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të dielën në Taksim të Stambollit ku kanë humbur jetën gjashtë persona, teksa 53 janë lënduar.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit.
Po ashtu, Ambasada ka njoftuar se janë në komunikim të ngushtë me autoritetet turke lidhur me zhvillimet e fundit.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll. +90 (531) 105 63 91”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Ndërkaq, disa pamje të reja janë publikuar nga mediat në Turqi nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në sheshin “Taksim” të Stambollit, të dielën.
Në pamjet e kamerave të qytetit shihet se një çantë është lënë në një ulëse e cila më pas ka shpërthyer.