Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaruar se ndihet e pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në Stamboll.
Osmani ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Turqisë në këto momente të vështira.
“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.