Nisma që synohet të kthehet në projektligj, e që ka të bëjë me faljen e gjobave anti-covid, ka mbetur ende në Kuvend për tu debatuar. Iniciatorët, duan që projektligjin ta prezatojnë vet, ndërkohë njohësit ligjor thonë se ai duhet të ndahet në dy faza.
Për më shumë se një vit, projektligji që synon faljen e gjobave që janë dhënë për mos respektim të masave pandemike, ende ka mbetur në Kuvend për tu diskutuar në njërën prej seancave.
Përmes një peticioni, Partia Socialdemokrate, joparlamentare, për këtë projektligj mblodhi më shumë se 11 mijë nënshkrime.
E qytetarët edhe pas më shumë se një viti, shprehin të njëjtin mendim, se gjobat duhet falur.
Iniciatorët e këtij peticioni, po dëshirojnë që vet ata ta përfaqësojnë në Kuvend projektligjin.
Por sipas sekretarit organizativ të PSD-së, Nol Nushi, iu është kërkuar që ta zgjedhin një deputet që t’i përfaqësoi.
Këtë nismë e ka komentuar edhe njohësi ligjor, Anton Nrecaj.
Ai thotë se ky projektligj duhet të ndahen në dy faza.
Që nga hyrja në fuqi e ligjit ANTI-COVID, sipas policisë së Kosovës janë shqiptuar për mosrespektim të masave pandemike mbi 329 mijë gjoba.