Objekti i ri i Shkollës së Muzikës dhe Arteve Pamore në Gjilan, në mungesë të trafos rrezikon që këtë vit të ndërprej mësimin.
Edhe pse ministria e arsimit e ka shpallur si projekt të përfunduar objekti i shkollës se re ka probleme, ende nuk është vendosur trafoja e paraparë.
Drejtori i shkollës së Muzikës Kushtrim Jakupi, për ‘Radio Star’, tha se mos vendosja e trafos po shkakton probleme në zhvillimin e mësimit.
“Nga marsi i vitit të kaluar janë bërë përpjekje për vendosjen e trafos dhe deri tani nuk është realizuar kjo. Në mungesë të trafos në objektin e ri tani e tutje rrezikohet të ndërprehet procesi i sapo filluar mësimor. Kemi mbajtur mbledhje me stafin dhe prindërit duke u munduar të sqarojmë situatën e krijuar dhe të gjejmë alternativat e mundshme. Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për vendosjen e trafos por kjo ende nuk ka ndodhur, jemi në pritje që organet kompetente dhe Komuna e Gjilanit, të reflektoj karshi këtij problemi”, ka thënë Jakupi.
Inaugurimi i shkollës së Muzikës ishte bërë me 28 nëntor të vitit 2021.