Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se njësiti përkatës i policisë gjatë implementimit të Planit Operativ “Stop Droga në shkolla’’, ka ndaluar të dyshuarin, dhe gjatë kontrollimit fizik tek i njëjti është gjetur një qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Nënkolonel Shaban Azizi ka bërë me dije se qesja me substancë narkotike është konfiskuar dhe gjatë testit fushor ka rezultuar 1.8 gram.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.