Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, duke lënë të vrarë dy persona.
Facebook
Twitter
Email
Ajo në Twitter ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën kundër regjimit të Putinit.
Teksa ka kërkuar nga BE-ja të reagojë para se siç tha ajo Putin të sjellë luftë në gjithë kontinentin.
“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe NATO-ja ka reaguar për herë të parë pasi dy raketa ruse kanë prekur territorin e Polonisë ku vdiqën dy persona.
Kurse Ministria ruse e mbrojtjes, siç raportojn mediat e jashtme kanë mohuar se raketat ruse kanë goditur territorin polak, gjersa, është theksuar se këto janë provokime të qëllimshme që synojnë përshkallëzimin e situates.