Seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.
Sipas njoftimit, në këtë seancë do të vazhdohen punimet me pikat e mbetura në seanca të kaluara.
“Të premten, ndërkaq, në orën 13:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e papërfunduar më 7 dhe 24 tetor 2022”, thuhet në njoftim.
Një ndër to është edhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.