Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Dragash, i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të komunës, Bexhet Xheladini dhe Kuvendi Komunal një kërkesë të rëndësishme.
Bëhet fjalë për lirimin nga tatimi në pronë të gjitha familjet e dëshmorëve në Komunën e Dragashit.
Kujtojmë se “Indeksonline” në muajin korrik kishte raportuar se si Dragashi kishte detyruar familjen e dëshmorit të paguajë tatimin në pronë, duke e kërcënuar me përmbarues.
Ndërsa, Komuna e Dragashit, konkretisht drejtori i Ekonomisë, Qamil Kolloni, kishte deklaruar se vendimi nuk është marrë nga Komuna e Dragashit por Ligji i vendosur në vitin 2018 e thotë një gjë të tillë, dhe se komuna e ka zbatuar atë ligj.
Ai kishte thënë se nuk është prekur vetëm familja e dëshmorit Ilmi Bahtijari, por nga ky ligj janë prekur të gjitha familjet e dëshmorëve dhe atyre të dala nga lufta.