Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se ne jemi përqëndru në disa projekte kryesore të cilat dëshirojm ti përfundojm ato shkruan Radio Star.
Njëri nga projektet më të mëdha është autostrada e Gjilanit, që sipas zëvendëministrit pritet të përfundoj vitin e ardhshëm.
Durmishi ka thënë: “Autostrada Gjilan-Prishtinë, ka pasur probleme me shpronsime dhe me projekt, ku është dashur të punohet shumë dhe të evitohen ato, të gjitha këto probleme janë zgjidhur dhe kemi paraparë buxhet që ta përfundojm autostradën e Gjilanit në vitin e ardhshëm”./RadioStar/