Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Facebook
Twitter
Email
Sveçla ka bërë të ditur se nga kjo vizitë ka parë motivim të nivelit më të lartë te zyrtarët policorë, përcjell teve1.info
“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend”, ka shkruar ai në Facebook.