Hoxha dhe humanisti i mirënjohur, Halil Kastrati ka pajtuar dy tifo-grupet shqiptare që tash e sa kohë kishin probleme mes tyre.
“Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit janë pajtuar në Prekaz me ndihmën e Halil Kastratit.
Mision vëllazëror e ka quajtur Kastrati pajtimin e dy tifo-grupeve më të mëdha shqiptare në Maqedonin e Veriut.
”Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves
Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare”, thuhet në postimin e Kastratit në facebook.