Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Bruksel ku do të mbajë takim në orën 8:00 me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai thotë se nuk është optimist dhe se nuk mendon se do të arrihet një marrëveshje, por nuk dëshiron t’i mundësojë dikujt të thotë se Serbia nuk ka dashur të marrë pjesë në bisedime, raportojnë mediat serbe, transmeton teve1.info.
Tema që pritet të zhvillohet në takimin e nesërm është ajo e targave.
Ndryshe, sonte në mesnatë pritet të hyjë në fuqi masa e dytë e Qeverisë, ajo e shqiptimit të gjobave prej 150 eurove për veturat me targa ilegale.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë Kryeziu.