Shumë persona kanë renë në prangat e Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme për posedim të narkotikëve. Të gjithë nga ta janë liruar për t’ju nënshtruar procedurave të më pasme të Policisë.
Raportet e përditshme të policisë flasin për arrestime të shumta lidhur me posedimet e narkotikëve.
Gjatë ditës së djeshme në Shtime janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.68 gram. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, po dje, në rr. ‘Ramadan Reka’ në Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.39 gram. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Edhe në rr. ‘De Rada’ në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Austrisë, pasi që te i njëjti është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.10gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari, pasi që te i njëjti është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.48 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.