Drejtori sportiv Igli Tare ka befasuar me deklaratën e fundit, duke thënë se do ta kishte dhënë vajzën e tij të martohet me futbollistin serb, Sergej Milinkovic-Savic.
Shqiptari haptas theksoi se nëse do të kishte një vajzë, do të donte që ajo të martohej me Milikovic-Savicin.
“Ai arriti këtu si fëmijë dhe tani është i rritur, një baba”.
“Pas tetë viteve, është një lojtar i rëndësishëm për ne, jo vetëm si lojtar. Kjo është ajo që e vlerësoi më së shumti për të, që është i thjesht, asnjëherë arrogant ose mendjemadh”.
“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të. A është kjo e qartë sa e pëlqej unë atë? Ndonjëherë pas ndonjë ndeshje, ai vjen te unë dhe më pyet nëse bëri mirë ose keq. Unë gjithmonë përgjigjem se ai mund të bëjë më mirë dhe pastaj ai qesh se nuk jam i kënaqur kurrë.
“Unë e paralajmëroj atë të vazhdojë të shikojë përpara dhe se ai me të vërtetë mund të përmirësohet ende si lojtar.”
Milinkovic-Savic tani është 27 vjeç dhe sapo është bërë baba për herë të parë këtë javë, ndonëse nuk ishte në gjendje të merrte lindjen për shkak të angazhimeve të tij në Kupën e Botës.
“Tuttosport” vazhdon të raportojë se Juventus do të përpiqet të arrijë një marrëveshje në rajonin prej 60 milionë euro për mesfushorin, ndërsa dihet gjithashtu se ka interes nga Premierliga me Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.
Milinkovic-Savic pritet të marrë skenën qendrore për vendin e tij dhe kjo mund të rrisë edhe më shumë çmimin e tij të kërkuar, veçanërisht pasi kontrata e tij me ‘Aquile’ vazhdon vetëm deri në qershorin e vitit 2024.
Kujtojmë, se Serbia është në një grup me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin, derisa ndeshjen e parë e nis ndaj Brazilit nesër me fillim nga ora 20:00.