Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e fshatit Hogosht dhe për klubin “Kika” shkruan Radio Star.
Rahimaj ka treguar se nga viti 2023, do të ndërtohet një stadium modern në vlerë prej 1.6 milionë euro.
Shkrimi i plotë:
A jeni gati për tri super lajme📣🤩?
1) Në vitin 2023 në vlerë prej 1.6 milionë euro po e ndërtojmë stadiumin modern🏟️ për Klubin Futbollistik Kika, i financuar nga MKRS me Ministër z. Hajrulla Çeku, të cilin e falënderojmë shumë për mbështetjen e dhënë🙏.
2) Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur✅.
3) Klubi Kika në vitin e ardhshëm do ta ketë sponsor📈 gjeneral kompaninë Teuta-M nga Gjilani.
Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet⚽, për mungesën e përkrahjes nga institucionet. Prandaj #nukNdalemi.