Ambasadori i Gjermanisë në Prishtnë, Jorn Rohde. ndonëse nuk ka shtuar asnjë fjalë, ka lënë të nënkuptojë se po pajtohet me qortimin që kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ndaj Kosovës, pasi nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel.
Rhode rishpëndau në llogarinë e tij në Twitter deklaratën e diplomatit spanjoll dhe rrjedhimisht konfirmon se ndan të njëjtin mendim me të .
“Do t’i informojë shtetet anëtare të BE-së, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë për obligimet e tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo shkon në veçanti për Kosovën. Kjo dërgon mesazh politik tejet negativ”, ka thënë Borrell të hënë.
E njëjta deklaratë u publikua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano dhe e rishpërndarë nga Rohde.