Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për çështjen e targave, mosmarrëveshje kjo mes Kosovës dhe Serbisë.
Në reagimin e tij, Stoltenberg thotë se janë të zhgënjyer, ndërsa specifikon se pavarësisht kësaj, NATO mbetet vigjilent, dhe përshkallëzimet duhet të shmangen, përcjell klankosova.tv.
”Fola me @JosepBorrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”.