Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me nxjerrjen e vendimit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas tij, në kohë krize me inflacionin më të lartë në 30 dite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Ai theksoi se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken dhe se ky vendim është jo ligjor.
“Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Tutje Hoti tha se deri në miratimin e ligjit të pagave duhet të rriten së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.