Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka vazhduar me ciklin e debateve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjeve, 2 Korriku, Dheu i Bardhë e Baja.
Strukturat e këtyre lagjeve kanë paraqitur ankesa e pakënaqësi enorme për ndalimin e projekteve jetike për Gjilanin nga pushteti aktual, për mos mbajtjen e premtimeve për lumin Stanishorka e Mirusha, për humbjen e mjeteve për stadiumin e grantet e shumta, mos funksionalizimnin e shkollës fillore “Rexhep Elmazi” etj.
Edhe në këtë takim bashkëbisedimi strukturat e LDK-së vlerësuan se ky është vit i humbur për Gjilanin dhe nëse nisemi nga thënia ‘dita e mirë shihet në mëngjes’, atëherë fatkeqësisht ky do të jetë mandat i humbur për Gjilanin.
Strukturat e partisë kanë kontribuar në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
Të shtunën LDK vazhdon ciklin e debateve për t’i dëgjuar gratë e LDK-së, në ora 17