Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është tallur me disa zyrtarë të Qeverisë dhe disa deputetë të LV-së, të cilët e kishin mbështetur fuqishëm vendimin e Qeverisë për targat ilegale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse qeveria e Kosovës e ka shfuqizuar vendimin e shkallëzuar për targat ilegale.
Ai ka ironizuar me mbiemrat e kryeministrit Albin Kurti dhe të deputetëve Mefail Bajqinovci e Dimal Bashës.
Këtij të fundit, ia ka vu mbiemrin “Gjygymi”.
“A e di dikush me më tregu çka u bë me vendimin e shkallëzuar për targat ilegale të qeverisë Kurthi ll, a është ende në fuqi a jo? A po e zbaton policia e Xhelës vendimin e “fuqishëm” sepse disa makina me targa KM po lëvizin, mundet me i pa Mif Bajqinofski apo Dimal Gjygymi e munden me u bë nervoz. Apo ndoshta është shfuqizu ai vendim në ndonjë mledhje të qeverisë, por unë kamë mbetën mbrapa me informacione!? Sigurisht ka edhe mundësi që marrëveshja & dakordimi që ka bërë Bis Bislimi me Serbi është në të njëjtën kohë edhe vendim…! Kosova vendi i vakive.”, ka shkruar Berisha.