Këta janë dy të rinjt nga Kamenica që u rrahen keq nga bandat serbe në veri të Mitrovicës (Emrat)
Veriu i Kosovës, e veçanërisht komuna e Mitrovicës së veriut, vazhdon të jetë zonë e pasigurt për qytetarët e Kosovës.
Këtë e dëshmon edhe rrahja e dy shqiptarëve nga bandat serbe që ka ndodhur sot atje.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sot janë rrahur rëndë dy shqiptarë nga bandat serbe në afërsi të burgut të Mitrovicës së veriut.
Veriu.info mëson se dy shqiptarët e rrahur janë Ardian Vokshi dhe Premtim Vokshi nga Kamenica.
Ata po marrin trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës së jugut.
Rastin për Veriu.info e konfirmuar zëvendëskomandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut, Besim Hoti, i cili ka treguar se me rastin janë duke u marr hetuesit policor, por që nuk ma dhënë informacione më të hollësishme.
Veriu.info ka kontaktu me drejtoreshën e Spitalit të Mitrovicës, dr. Luljeta Zhubi, po të marrë informacion rreth trajtimit mjekësor të dy të rinjve, por ajo nuk ka mundur ta konfirmoj rastin duke u arsyetur se nuk ka informacion, pasi që gjendet jashtë Kosovës.