Ish-komandanti, Daut Haradinaj ka thënë se ishte nisur i veshur si civil 25 vjet më parë, në ditën kur Ushtria Çirimtare e Kosovës doli në skenë për herë të parë.
Haradinaj ka thënë se më 28 nëntor 1997, Musë Jashari ia dhuroi uniformën e tij.
“Unë kam qenë i veshur civil. Pak para se me u nisë, thanë me shku na të tre. Unë thashë
s’e kam uniformën me vete”, tregon Haradinaj.
“Këto uniforma i kemi pru bashkë me Mujën (Krasniqin) dhe Rexhën (Rexhep Selimin) në Kosovë. Kanë qenë zvicerane”, tha Haradinaj në T7.
Dalja e parë publike e UÇK-së u bë në varrimin e Halit Gecit, mësuesit të shkollës së Llaushës.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që dolën për herë të parë publikisht para opinionit publik.