Koncerti klasik “Trio Frymor” i përbërë nga flautistet Emire dhe Arzije Rifati, klarinetisti Artan Rifati nën shoqërimin e pianistes Sumeja Baftiari, është një aktivitet muzikor kushtuar kryeveprave të repertorit të muzikës klasike dhe
realizimit të tyre nëpërmjet instrumenteve frymore me qëllim ndikimin e tij në aspektin edukativ.
Interpretimi i veprave përmbanë program të përzgjedhur autentik të kompozitorëve të njohur botërorë të periudhave të ndryshme stilistike dhe program të përzgjedhur të veprave shqipe. Programi do të shpaloset nga instrumentistët profesionistë të instrumenteve përkatëse me një përvojë të gjerë në skenë. Ky koncert ka për qëllim të krijojë shprehi të të dëgjuarit të muzikës së mirëfillt duke sjellur një frymë të re të aktiviteteve kulturore.
Në këtë projekt do të marrin pjesë individët të cilët do të kontribuojnë në realizimin sa më suksesshëm të këtij koncerti.