Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se janë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “Gjueti e paligjëshme”
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, i ka thënë Portalit 2LONLINE.com, se tre persona nga komuna e Vitisë kanë dalë në gjueti në fshatrat e rrethit të Zhegrës në ditën kur gjuetia ishte e ndaluar dhe dyshohet se i kishin vra tre derra të egër.
“Policia e Kosovës është njoftuar dhe njësiti policor nga stacioni Zhegër i ka arrestuar tre të dyshimtit të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Ndaj tyre prokurori ka ngrit kallëzim penal ” Gjueti e kundërligjshme” dhe nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një leje e armës”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor në procedurë të rregullt.
Përndryshe, mësohet se Shoqata e Gjuetarëve “Agim Ramadani”, nga Gjilani, respekton periudhën e ndalimit të gjuetisë dhe se anëtarët e saj janë aktiv në kontrollimin e terrenit, monitorojnë në vazhdimësi dhe japin kontributin e tyre në parandalimin e gjuetisë së paligjshme.