Politologu Shkodran Ramadani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar për fjalinë e famshme të kryeministrit Albin Kurti rreth “përfundimit të kohës së vëllezërve”.
Ramadani ka përmendur rastin e vëllait të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke theksuar se asnjë seancë nuk është mbajtur ndaj tij për dyshimet për fajde.
Ai ka bërë një akuzë të rëndë, duke e cilësuar se Sallahu është i afërt me krimin e organizuar.
Postimi i plotë:
Kryeministri thote qe “ka perfunduar koha e vellezerve,” por e verteta tregon te kunderten.
“Betimi për Drejtësi” raporton se Prokuroria Themelore në Prishtinë në prill të 2016-ës ka ngritur aktakuzë kundër Enver Avdullahut (Enver Sekiraqa), Rrahim Sallahut, Fatlum Abazit dhe Bujar Avdullahut, për shkak të FAJDEVE.
Por qe prej vitit 2018 nuk eshte mbajtur asnje seance gjyqesore. Arsyeja? Rrahim Sallahu eshte vellai i Blerim Sallahut, Zevendes Minister i Drejtesise, i njohur ndryshe edhe si “Dora e Djathte” e Albulena Haxhiut, por me shume si autor i metafores se “vajit ne tepsi”. Cuditerisht, ky fakt kyç nuk permendet ne artikullin e “Betimit per Drejtesi”, por eshte e qarte qe ky proces gjyqesor nuk po rrjedh bash sikur shperndarja e vajit ne tepsi. Perkundrazi, vaji eshte ngrire krejtesisht.
Problemi me i madh eshte qe ky njeri i afert me krimin e organizuar e formulon pjesen me te madhe te konceptit dhe procesit te “Vetingut”. Ne baze te kesaj, e shohim qe ky nuk eshte proces fer e i drejte, por nje perpjekje e sofistikuar per te rritur numrin e gjykatesve sikur ky Naser Foniqi, qe po e shpeton vellain e “ekspertit” te Vetevendosjes nga perballja me ligjin.
E Rrahimi, ndryshe nga ajo qe e thote Albin Kurti, e ka lutur Blerimin “ndihmom si vlla, hekma qafe kete proces gjyqesor”. E ne nje shoqeri normale, ky Zv. Minister jo qe nuk do te lejohej te hartonte vetingun, por nuk do te lejohej fare te ulej ne ate karrige pushteti.