Pasi ka ndarë rreth dy milion euro për Zonën Ekonomike të Vitisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i ka bërë thirrje edhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirin që ta ndajë pronën edhe për zonën e Gjilanit.
“Unë sot shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje edhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. LutfiHaziri, që të na e ndajë hapësirën sa më parë për të bërë investime edhe në Gjilan. Mendojmë që të bëjmë edhe në Gjilan një investim mbi 5 milionë euro, sepse është një zonë më e madhe. Kryetarit Haliti i uroj për këtë investim dhe besoj sa i përket komunës, kanë qenë të gatshëm dhe përfitimin e plotë të investimit, për shkak që i kanë kryer të gjitha procedurat me kohë dhe na kanë qëndruar gati në të gjitha kërkesat”, ka thënë ministri Hasani.