Më se e dhimbshme. Kjo është njëra prej arsyeve më të forta pse njerëzit që e njohin kanë filluar fushatë për t’i dalë në ndihmë.
Bëhet fjalë për Fisnikun, 16-vjeçarin nga Prishtina, i cili po vuan nga një sëmundje, shërimi i së cilës mund të bëhet vetëm jashtë vendit.
Më të dhimbshëm rastin e bën edhe fakti se të njëjtit, gjithnjë sipas raportimeve, i kanë vdekur motra dhe i vëllai, dhe po nga e njëjta sëmundje.
Njerëzit vullnetmirë tashmë kanë publikuar edhe të dhënat për ta ndihmuar familjen e tij që të arkëtojë shumën e nevojshme për shërim.
Më poshtë edhe postimi i një psikologu klinik, ndërsa kujtojmë se edhe Fondacioni Firdeus e kanë vënë në radhët e rasteve urgjente për ndihmë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02CYJ8nCCtHe76c8qS5vNwRiEijCrWsbL36UFXiFYaKEPiDk39YqvCi8MtSUDgR6VGl&id=100044164312932&mibextid=qC1gEa