Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”.
Ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, u mbyll 1-1.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht në minutën e 74-të mitrovicasit kaluan në epërsi me golin e Abdulah Oyekanmi, pas asistimit nga Christian Mba.
Goli i barazimit për kampionët aktual të Kosovës erdhi në minutën 90+1, ku pas një aksioni të bukur shënoi Ermal Krasniqi.