35-vjeçarja shtatzënë, që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, do të varroset sot.
Familjarët e viktimët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Pasditën e djeshme ka përfunduar autopsia e trupit të vrarë të gruas shtatzënë, derisa më pas trupi i saj është dërguar te familja për ceremoninë e varrimit.