Zvicra përsëritë historinë, mposhtë Serbinë me rezultatin 3 me 2 dhe arrin ta kaloj grupin.
Të parët që shënuan ishin pikërisht zviceranët, dhe golin e shënoi lojtari me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri në minutën e 20’.
Pastaj 6 minuta më vonë ekipa kundërshtare barazoi rezultatin, ndërsa dolën në epërsi në minutën e 35’.
Për tu rikthyer përsëri në lojë ishte Shaqiri pas një super aksioni arriti të futej në zonën e rrezikshme dhe Embolo barazoi rezultatin në minutën e 44’.
Zvicranët përsëri gjetën formën dhe fuqinë të rikthehen në lojë, kësaj radhe Freuler shënoi 3’ minuta pas pjesës së parë.
Pjesa e dytë u përmbyll me 9 kartona të verdhë, ku aty u ndëshkua dhe Xhaka pas një “kacafytje”.