Të premtën në Sofje të Bullgarisë është mbajtur ‘Balkan Awards of Tourism Industry 2022’, ku u ndanë çmimet vjetore ballkanike të industrisë së turizmit.
‘Astoria Luxury & Spa’ është vlerësuar me çmimin ‘Hoteli më i preferuar me 5 yje’ nga ky event gjigant i hotelerisë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga hotelet e Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut e Greqisë.
Të pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve ishin Ambasadori i Kosovës në Bullgari z. Delfin Pllana, Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës z. Baki Hoti e shumë personalitete tjera.
Vlen të theksohet se ky event organizohet nga Agjencia e Komunikimit Publik VIP Communication Ltd, dhe është ceremoni tradicionale që mbahet çdo vit.
Astoria Luxury & Spa’ vlerësohet me çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar të hotelerisë
Ndani këtë artikull