Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të dy aktivisteve, që ishin duke protestuar të enjten në shenjë revolte ndaj vrasjes së shtatzënës në Prishtinë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, tha se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.
“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar ajo.
Të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi, ndërsa Sokol Halili bëri vetëvrasje.