Më datë 26.08.2026, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e Shtatë (VII) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin, performancën, qeverisjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Ndërmarrjes 🚰.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi:
Raportin e Punës për muajin qershor 2026, me fokus në realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe treguesit kryesorë të performancës së Ndërmarrjes;
Raportin e Punës për Tremujorin e Dytë (TM-2) të vitit 2026, i cili paraqet realizimin e objektivave dhe aktiviteteve operative e financiare gjatë kësaj periudhe;
Raportin e Menaxhimit të Rreziqeve për Tremujorin e Dytë (TM-2) të vitit 2026, përmes të cilit janë evidentuar, vlerësuar dhe trajtuar rreziqet që mund të ndikojnë në realizimin e objektivave të Ndërmarrjes;
Raportin e Punës për muajin korrik 2026, duke vlerësuar ecurinë e aktiviteteve dhe angazhimeve të ndërmarra gjatë kësaj periudhe.
Komisioni i Auditimit, gjatë raportimit para Bordit, paraqiti të gjeturat dhe rekomandimet e evidentuara në Raportet e Auditorit të Brendshëm, me theks të veçantë në procedurat dhe fushat që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së proceseve të punës, forcimin e kontrolleve të brendshme, përmirësimin e transparencës dhe parandalimin e rreziqeve institucionale.
Po ashtu, Komisioni i Auditimit raportoi lidhur me procedurat e prokurimit të audituara të ndërlidhura me projektet e financuara nga Ministria, duke vënë në fokus rëndësinë e respektimit të kërkesave ligjore dhe procedurale, dokumentimit të duhur dhe forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes gjatë realizimit të këtyre projekteve.
Gjatë mbledhjes u trajtuan edhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e përditshëm të Ndërmarrjes, me qëllim adresimin në kohë të çështjeve operative dhe administrative, përmirësimin e proceseve të brendshme dhe krijimin e kushteve për një menaxhim sa më efikas dhe cilësor.
Bordi i Drejtorëve mbetet i përkushtuar në forcimin e qeverisjes korporative, kontrollit të brendshëm, menaxhimit të rreziqeve dhe llogaridhënies institucionale, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga KRU “Hidromorava” Sh.A.
KRU “Hidromorava” Sh.A. vazhdon të punojë në funksion të rritjes së efikasitetit operacional dhe financiar, përmirësimit të proceseve të punës dhe sigurimit të shërbimeve të qëndrueshme, cilësore dhe të besueshme për konsumatorët.









