Sot Mitrovica dhe gjithë Kosova është tronditur nga vdekja e yllit të futbollit kosovar, Erion Kajtazi.
Vdekja e tij ka bërë qe të gjithë të ndjejnë dhimbje me familjarët, bashkëlojtarët, klubin dhe gjithë komunitetin sportiv, shkruan Jepi zë.
Familjari i të ndjerit, Shkumbin Kajtazi, përmes një postimi ka njoftuar se varrimi i Erionit bëhet sot (04.12.2022) nga ora 14:30 në fshatin Zasellë të Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Miq e familjarë,
Djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë.