Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Serbia do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë në 6 dhjetor.
Në një komunikim me mediat në rrjetet sociale rreth samitit që do të mbahet në Tiranë, Rama u përgjigj lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk do të vijë jetë në samitin.
“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, tha Rama./tch