Pronari i Resortit më të madh në vend “Vali Ranch Resort – Congress Center”, Fehmi Fetahu mori çmimin “Personaliteti i vitit në fushën e biznesit” nga Albinfo.
Fetahu ka thënë se ky çmim më motivon dhe ta shtyej përpara që ta ngris nivelin dhe kualitetin në shkallën më të lartë në treg, gjithmonë në krah me stafin e përzgjedhur dhe të kualifikuar.
Shkrimi i Fehmi Fetahut:
Në një event madhështor të organizuar nga Albinfo, përveç se pata nderin të jem prezent, u nderova edhe me një çmim me vlerë të madhe për mua dhe kontributin tim në turizmin dhe gastronominë shqiptare përmes “Vali Ranch Resort – Congress Center”
Çmimi ‘’Personalitet i vitit në fushën e biznesit’’ më motivon dhe shtyn para që të vazhdoj ta ngris nivelin dhe kualitetin në shkallen me të lartë në treg, gjithmonë në krah me një staf të përzgjedhur dhe të kualifikuar, ritem që kemi zgjedhur të aplikojmë që nga dita e parë e që ka bërë të jemi lider në rajon.